Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

I mori vendin e titullarit, Onana rrëfen raportet me kapitenin Samir Handanovic

Portieri kamerunas i Interit, Andre Onana është në Katar për Kupën e Botës, por në një intervistë të publikuar nga “Sportweek”, ka folur për eksperiencën e tij zikaltër dhe kryesisht për marrëdhëniet me Samir Handanovic.

Këtij të fundit Onana i ka marrë vendin e titullarit, pasi ka bindur me paraqitjet e tij, ndonëse slloveni është ende zyrtarisht kapiteni i parë i zikaltërve.

“Handanovic është një gjigant dhe i heq kapelen. Më ndihmon shumë dhe më këshillon vazhdimisht. Eksperienca e tij sigurisht që do të më vlejë shumë. Unë jam një portier modern, që luaj shumë me këmbë, ndërmarr edhe rreziqe, por synoj të ndihmoj skuadrën jo thjesht me pritjet e mia. Manuel Neuer është shembulli që ndjek, pasi ai bën shpesh çmenduri në fushë”, deklaroi Onana.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...