Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

I mposhti Nottinghami, tifozët e Huddersfieldit shpërthejnë ndaj gjyqtarit: Më i keqi i historisë!

Rikthimi i Nottigham Forest në Premier League është pa dyshim një nga historitë romantike të fundjavës së futbollit. Mirëpo kjo arritje e klubit historik anglez nuk është pranuar nga tifozët e Huddersfieldit, kundërshtari i Forestit në finalen e playoff-it.

Në rrjetet sociale, në fakt, ka reagim të ashpër nga mbështetësit e Huddersfieldit, që pretendojnë se skuadrës së tyre nuk i akorduar dy 11-metërsh të pastër. Episodet që u referohen tifozët ndodhën në pjesën e dytë: në rastin e parë arbitri Moss i dha një karton të verdhë për simulim Toffolo-s, pavarësisht se dallohet qartë ndërhyrja e parregullt e Colback, ndërsa në rastin e dytë (rast edhe më i bujshëm) gjyqtari injoroi goditjen e Lowe në pulpën e O’Brien.

Sistemi VAR i konfirmoi të dy vendimet e dyshimta të kryesorit Moss, sjellja e të cilit është përshkruar si “absurde” nga tifozët e Huddersfieldit. Polemikat kanë shpërthyer veçanërisht në Twitter, me postime indinjuese njëra pas tjetrës.

“Jon Moss është një nga gjyqtarët më të këqij në historinë e futbollit”.

“Ne jemi grabitur”

“Duhet të nisë një hetim”

“VAR tronditës”

Në Angli kemi parë shpesh që sistemi VAR të mos ndërhyjë shumë në vendimet e arbitrit, por ndoshta këtë herë mund të bëhet një përjashtim, pasi vërtet rastet janë shumë të dyshimta.

 

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...