Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Shquhet për disiplinën e hekurt, trajneri i njohur merr drejtimin e Malishevës

Bylbyl Sokoli trajner i Malishevës. Klubi ka zyrtarizuar marrëveshjen me 64-vjeçarin Sokoli, që është pa dyshim njëri nga trajnerët më të mirë në Kosovë. Me një përvojë shumëvjeçare, ai ka drejtuar klubet e mëdha kosovare si Prishtina, Gjilani, Llapi, Ferizaj apo dikur edhe 2 Korrikun.

Gjatë përvojës së tij si trajner, ai u mësoi sportistëve disiplinë, punë të palodhur dhe përkushtim dhe kjo reflektohet jo vetëm në performancat e tyre në lojë e stërvitje, por edhe në qëndrimet e tyre në jetën e përditshme.

Arritja e marrëveshjes me trajnerin Sokoli cilësohet mjaft emocionuese për klubin e Malishevës, andaj ata presin suksese në vazhdim të kampionatit. Bylbyl Sokoli zëvendësoi Sami Sermaxhajn, i cili largohet ndoshta padrejtësisht nga klubi, për disa mosmarrëveshje me zyrtarë të klubit.

Raportoi: Artor Shala

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...