Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

I ofrojnë 500 mijë £ në javë, De Gea refuzon për shkak të… gruas!

David De Gea qëndron pa skuadër prej muajit korrik, kur i dha fund aventurës 12-vjeçare me Manchester United. Portieri spanjoll ka marrë disa oferta, por ende nuk ka zgjedhur skuadrën e radhës.

Teksa po pret janarin për të firmosur dhe për t’u rikthyer mes portave. Së fundmi ka marrë një ofertë të majme nga Arabia Saudite, por është detyruar të refuzojë për shkak të… bashkëshortes!

Al-Nassr, klubi ku bën pjesë edhe Cristiano Ronaldo, i ka ofruar 33-vjeçarit rreth 500 mijë paund në javë! Por, Edurne Garcia Almagro, gruaja e “gardianit” iberik, ka vendosur veton.

Lexo edhe:

Pasi nuk dëshiron të jetojë në Arabinë Saudite. Dhe David e ka dëgjuar duke iu përgjigjur negativisht propozimit saudit. E ardhmja e portierit pritet të jetë në MLS-në amerikane.

Teksa nuk përjashtohet edhe opsioni i rikthimit në “Old Trafford”. Andre Onana do të mungojë në janar për shkak të Kupës së Kombeve të Afrikës. Dhe “Djajtë e Kuq” po e mendojnë seriozisht rikthimin e De Geas.

Lajme të tjera

Euro 2024

Shqipëria do të luajë në datën 26 mars një ndeshje miqësore ndaj përfaqësues së Zvicrës, lajm që u zbulua në emisionin “ELITE SHOW”. Çdo...

Kombëtare

Italia kampione në fuqi e Europës, do ta nisë Europianin e 2024-ës pikërisht përballë Shqipërisë në “Dortmund, mbrëmjen e 15 qershorit, teksa kreu i...

Futboll

Dani Alves akuzohet për sulm seksual për përdhunimin e dyshuar të një vajze në klubin e natës Sutton, në Barcelonë, më 30 dhjetor të...

Euro 2024

Një prapaskenë interesante edhe zbuluar në emisionin “ELITE SHOW”, çdo të hënë në SportNews (21:00), që ka lidhje me Luka Modric dhe Jahmir Hykën....