Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

I padëshiruari i tifozëve largohet nga Roma

U afrua verën e kaluar si zëvëndësuesi i një portieri si Alisson Becker, i transferuar te Liverpool, por Robin Olsen nuk ishte më shumë se hija e vetvetes dhe nuk kishte asnjë të përbashkët me brazilianin. Po flasim për portierin e Romës, gjigandin suedez, i cili aventurën në kryeqytetin italian duket se e mbylli që në përfundim të fazës së parë të sezonit të kaluar, kur në vend të tij trajneri preferonte Miranten. Zyrtarisht kjo aventurë duket se është mbyllur me arritjen e një marrëveshjeje mes drejtuesve të Romës dhe Montpellier, me portierin që do të kalojë në Francë në huazim për 1.2 milionë euro plus 7 milionë euro për blerjen përfundimtare të tij sezonin e ardhshëm. Marrëveshja është pranë mbylljes dhe priten vetëm disa detaje nga kontrata e futbollistit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...