Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“I padrejtë kartoni i kuq”, Brdaric: Fusha ishte me gunga, fituam falë mbrojtjes

Vllaznia siguroi tre pikë të arta në Kamzë. Goli i Liridon Latifit riktheu ekipin e Thomas Brdaric te fitorja pas katër barazimeve radhazi në kampionat. Trajneri gjerman vlerësoi ndeshjen e djemve të tij në “Gol pas Goli”Supersport, ku ndër të tjera tha:

Pikë së pari jam i kënaqur me qëndrimin e lojtarëve të mi, është shumë e vështirë të luash futboll në kushte të tilla. Sot shfrytëzuam një mundësi të mirë, morëm tre pikët dhe e merituam fitoren në çdo aspekt.

Jemi akoma një ekip në proces, që kërkon përmirësimin pas çdo ndeshje që luan. E dimë shumë mirë që për të fituar duhet të shënojmë. Shënuam dhe patëm një performancë të shkëlqyer në mbrojtje, mbrojtësit tanë luajtën fort dhe na ndihmuan për të marrë tre pikët.

Shikojmë ekipin tonë jo vetëm kundërshtarin përpara se të futemi në fushë, por edhe vetëbesimin e lojtarëve. Aralica pati minutat e veta, duam t’i japim kohë për t’u rikthyer në formën më të mirë. Ekipi im ishte i balancuar sot.

Fusha? Nuk po ankohemi. Fusha nuk dukej keq nga jashtë, ishte jeshile, por nga brenda ishte me gunga. Nuk ishim shumë dakord me disa nga vendimet e gjyqtarëve anësore dhe kryesorit, nuk ishin të sakta.

Kartoni i kuq i Adilit? Adili tha se futbolli ka vdekur? Kur të gjithë ne kemi përgjegjësi, kemi edhe presion, sepse duam të marrim rezultat të mirë. Duhet të jemi më të qetë me disa vendimet, sepse çdo gjë ka një impakt. Nuk dua të ankohem për gjyqtarët, e di se ata kanë punë të vështirë, duhet të marrin vendime të vështira.   

Nuk mendoj se qëndronte kartoni i dytë i verdhë, mbase arbitri donte të kompensonte penalltinë tonë. Nuk kishte pse të shkonte te VAR-i, ishte penallti e pastër. Jemi ekip i fortë, mund të luajmë për disa momente edhe me dhjetë lojtarë.

Nuk janë të gjithë rrethanat njësoj, unë e dua punën që bëj, por jo gjithmonë është e thjeshtë të përballosh situata. E di se njerëzit më shikojnë dhe më marrin si shembull, kështu që duhet të përmbahem ndonjëherë. Kam vlerësim maksimal për njerëzit me të cilët punoj. Në studio është më nxehtë se këtu”, përfundoi trajneri i skuadrës shkodrane.

[quiz-cat id=”297386″]

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...