Leipzig doli pa pikë nga transferta ndaj Borussia Dortmund, ndeshje të cilën e humbi 2-1. Fundi i ndeshjes solli edhe dëmtimin e Christopher Nkunku, i cili nuk po gjen “paqe” këtë sezon.
25-vjeçari francez, i cili në verë do të transferohet në Premier League te Chelsea, u largua nga fusha në minutën e 83’ si pasojë e një tërheqje muskulore.
Ky është dëmtimi i katërt sezonal që pëson sulmuesi. Trajneri Marco Rose foli pas ndeshjes në “Signal Iduna Park”, ku ndër të tjera tha:
LEXO EDHE:
- Të shtëna dhe mesazh kërcënues për Messin më Argjentinë
- Roma po kërkon një zëvendësues për Rui Patricion
- Camavinga pranë rekordit absolut që mbahet nga bashkëkombësi i tij
- Ramsdale e pranon: Nuk kemi qenë më parë në këtë situatë, luajmë sikur jemi në vend të 10-të
“Kam frikë se e kemi humbur Nkunku edhe për disa ditë. Ai ndjeu diçka në muskujt e tij gjatë një sprinti. Kishte një kontakt pak çaste më parë, por ai ndihej mirë”.
Kontrollet mjekësore do të përcaktojnë më saktë shkallën e dëmtimit të Nkunku. Te Leipzgu shpresojnë që të mos jetë gjë serioze dhe lojtari ofensiv të jetë gati për duelin e Champions ndaj Manchester City (14 mars).
