Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

I pakënaqur te PSG-ja, Hakimi dëshiron rikthimin te e shkuara

Achraf Hakimi kërkon të largohet nga Parisi. Mbrojtësi duket se nuk është më i lumtur në radhët e kryesuesve dhe kërkon një aventurë të re dhe ai e ka një skuadër në krye të listës së dëshirave. Dëshira e marokenit është që të bashkohet me Kylian Mbappe sezonin e ardhshëm te Real Madrid. Për Hakimin do të ishte një rikthim në radhët e “Los Blancos”, pasi ka qenë pjesë e “galaktikëve” në hapat e parë të karrierës deri në vitin 2017-të, kur u transferua te skuadra e Dortmund.

Sezoni i 23-vjeçarit në kryeqytetin francez ka qenë e luhatur, me mbrojtësin, i cili ka treguar mungesë stabiliteti, gjë që po i çon palët që të shkojnë drejt një divorci të parakohshëm. Hakimi i ka kushtuar plot 60 milionë euro PSG-së, por duke marrë në konsideratë rrogën e lartë largimi i tij mund të jetë një opsion i pranueshëm për francezët. Hakimi mund të jetë zëvendësuesi ideal për Dani Carvajal në planin afatgjatë, me spanjollin, i cili ka pasur probleme fizike edhe për shkak të moshës së tij.

Edhe pse dëshira e lojtarit është e madhe, mbetet për t’u parë nëse do të gjendet gjuha mes dy klubeve që kanë në një situatë aspak të mirë, për shkak të Kylian Mbappe, i cili është i vendosur për t’u larguar nga Parisi e për të veshur fanellën e “Los Blancos”.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...