Mateo Kovacic është i palumtur te Chelsea dhe po shqyrton me shumë interes të ardhmen e tij.
28-vjeçari kërkon më shumë hapësira te londinezët, por e ardhmja nuk është shumë premtuese, kjo për shkak të merkatos së bërë nga Chelsea dhe gjatë verës te “Blutë” pritet operacioni “fshesa”.
Mes tyre është lakuar edhe emri i ishit te Real Madrid dhe tani Kovacic po shqyrton mundësitë për të ardhmen e tij, një e ardhme që pritet të jetë përsëri në Premier League, pasi kjo është edhe vetë dëshira e mesfushorit.
Lexo edhe:
- VIDEO/ Tetë gola dhe dy asist në 4 ndeshje, CR7 lojtari më i miri i muajit shkurt në Arabinë Saudite
- Rashica bind Galatasaray-n, gati oferta për Norwich
- 262 baste në ndeshje, golashënuesi i Brentford rrezikon pezullim disa mujor nga futbolli
- Tërmeti tragjik/ Modric i dhuron Turqisë fanellën e Botërorit për ta nxjerrë në ankand
Një edicion me luhatje po rezulton ky për kroatin, ndikuar këtu edhe nga disa dëmtime, ndërsa mediet angleze kanë raportuar një interesim të Manchester City.
Ashtu si në merkaton e dimrit, në “ishull” pritet që te ndodhin shumë ndryshime, ndërsa City kërkon të përfitojë nga kjo situatë, pasi Kovacic shihet si një element cilësor dhe me potencial, e mbi të gjitha një lojtarë me shumë eksperiencë që mund të ndihmojë repartin e mesfushës te skuadra e Pep Guardiola-s.
Mateo është bashkuar me londinezët në vitin 2018 dhe numëron 207 ndeshje dhe 5 gola me Chelsea, ndërsa kontrata e tij aktuale skadon në verën e vitit 2024 dhe momentalisht kartoni i tij vlerësohet rreth 40 milionë euro, por në verë vlera e tij mund të pësojë ulje.
