Juventus nuk po kalon një sezon të lehtë, por kjo nuk e pengon klubin që të ideojë një të ardhme, larg këtij realiteti.
“Zonja e Vjetër” po mendon transferimin e Mateo Kovacic në merkaton e verës, me kroatin i cili është i gatshëm të largohet nga Londra, ndërsa Chelsea mund të përfitojë nga kjo lëvizje.
Kjo për faktin se Juventus është i gatshëm të negociojë kartonin e kroatit duke përfshirë edhe Denis Zakaria, i cili aktualisht është i huazuar të “Blutë”, pra të paguajë një shumë plus kartonin e zvicerianit.
Kovacic nuk është më i lumtur te Chelsea dhe “mbipopullimi” i skuadrës mund të sjellë pasoja te ai, ndaj Juventus është gati të përfitojë dhe ta rikthejë atë në Serie A, pasi kroati më parë ka luajtur për rivalët e Interit.
