Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

I panevojshëm te Reali, por “legjendë” te Uellsi/ Bale shkruan historinë me kombëtaren  

Gareth Bale ka rilindur. Sulmuesi uellsian ishte protagonisti kryesor i kualifikimit e kombëtares së tij në fazën finale të Kupës së Botës, Katar 2022.

Ishi i Real Madrid, shënoi një dygolësh përballë Austrisë në gjysmëfinalen e fazës “Play-Off” dhe gjithashtu shënoi golin vendimtar përballë Ukrainës, ndikuar edhe nga fati.

Një arritje e rëndësishme për Uellsin, që rikthehet pas 64 vitesh në një Kupë Bote, por gjithashtu edhe në aspektin personal të 32-vjeçarit. Golashënuesi më i mirë i historisë së Uellsit, Bale, kaloi një sezon shumë të vështirë në Madrid, pasi luajti vetëm 7 ndeshje dhe shënoi një gol, por ky vit mund të quhet i përmbushur për sulmuesin, pasi koleksionoi trofeun e 5-të personal në Champions League dhe me përfaqësuesen e tij ia doli të shkonte në Katar.

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm, por Bale mund të quhet zyrtarisht një legjendë e Uellsit dhe kjo jo vetëm si term, por Gareth ka në anën e tij edhe faktet. Sulmuesi mori përsipër përgjegjësin për të siguruar një arritje të tillë për kombin e tij dhe tashmë ka shansin të luajë të parin dhe ndoshta të fundit botëror në karrierën e tij, por pa harruar se Bale ishte lider edhe në dy arritjet madhore të kombëtares uellsiane, me dy fazat finale të Europianit në 2016 deri në çerekfinale dhe në vitin 2020 në fazën e 1/16-ve.

Tani mbetet për t’u parë fillimisht e ardhmja e lojtarit për sezonin e ri dhe më pas për të kthyer fokusin dhe vëmendjen nga Katari, me Uellsin që do të provoi të bëjë mirë për të vijuar me historinë, pasi për një pjesë të mirë, duke filluar nga Bale do të jetë një mundësi që nuk vjen më në karrierën e tyre si lojtarë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...