Featured

I përfolur prej ditësh, Tirana zyrtarizon goditjen e radhës në merkato

Ardit Deliu është lojtari më i ri i Tiranës, teksa prej ditësh përflitej për një akord mes ish-lojtarit të Laçit dhe kryeqytetasve. Megjithatë, tashmë gjithçka ka marrë formë zyrtare dhe vetë Kampionët në fuqi të Superiores nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare kanë bërë të ditur marrëveshjen me mesfushorin.

Kujtojmë se 24-vjeçari këtë qershor kaloi tek Liepaja në Letoni, megjithatë nuk është bindur për të vahduar aventurën në tokë të huaj dhe kështu është rikthyer në Shqipëri. Deliu bëhet përforcimi i nëntë i Tiranës në këtë merkato pas Hussein e Isenit në mbrojtje, Hilës, Aleksit e Kallakut në mesfushë dhe pas Patrick, Hasanit dhe Elvi Berishës në sulm.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency