Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

I përfundoi kontrata pas Botërorit, Argjentina merr vendimin për të ardhmen e Scalonit

Argjentina u shpall Kampione e Botës për të tretën herë në histori teksa ia doli me sukses në Botërorin e zhvilluar në Katar. Albicelestet triumfuan në finale ndaj Francës duke shkurorëzuar “Gjelat” pas goditjes së 11-metërshave teksa një meritë e madhe shkoi edhe për trajnerin Lionel Scaloni i cili gjeti lëvizjet e duhura në formacion sidomos pas disfatës në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Arabisë Saudite.

Kështu, Federata argjentinase është e bindur nga kualiteti i 44-vjeçarit, aq sa tashmë i ka propozuar rinovimin e kontratës duke qenë se ajo e para përfundoi menjëherë pas Kupës së Botës. Sipas TycSports, palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për rinovimin dhe pritet që marrëveshja të marrë formë zyrtare në muajin mars.

Lexo edhe:

Në këtë formë, Scaloni pritet të qëndrojë në krye të kombëtares edhe për edicionin e ardhshëm të Kupës së Botës atë të vitit 2026 e cila do të zhvillohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA dhe në të cilën amerikano-latinët do të synojnë të mbrojnë trofeun e fituar në Katar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...