Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

I përfundon pezullimi 4-vjeçar, a do t’i kthehet Platini futbollit?

Ish-presidenti i UEFA-s, Michel Platini, më në fund mund t’i kthehet futbollit. Javën e ardhshme përfundon pezullimi i tij 4-vjeçar nga aktivitet futbollistike për shkelje të etikës, megjithëse ai mbetet i lidhur me një hetim korrupsioni në vendlindjen e tij, në lidhje me përcaktimin e vendit organizator të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Ish-kapiteni dhe trajneri i Francës u bë një nga administratorët më të spikatur të lojës kur u zgjodh president i organit drejtues të futbollit europian në vitin 2007.

3 herë fituesi i Topit të Artë, Platini pritej të pasonte Sepp Blatter si president i FIFA-s në vitin 2016, por karriera e tij ra në mënyrë spektakolare disa muaj më parë.

Ai u pezullua të merrej me çdo aktivitet në fushën e futbolli për marrjen e një pagese prej dy milionë franga zvicerane (2.77 milionë dollar) nga kreu i FIFA-s.

Pagesa e bërë në vitin 2011, kur Blatter po kërkonte rizgjedhjen si president, kishte të bënte me punën e kryer nga Platini midis viteve 1999 dhe 2002. Të dy u shpallën fajtorë për abuzim me pushtetin dhe konflikt interesi.

Platini, tani 64 vjeç, ka luftuar me force për të pastruar emrin e tij, megjithëse pezullimi i tij u zvogëlua në katër vjet nga gjashtë që ishte dënimi fillestar. Nga e hëna e ardhshme (7 tetor), ai është i lirë të punojë sërish në futboll, pse jo edhe të tentojë zgjedhjen në organet drejtuese.

Në një intervistë të dhënë për të përditshmen sportive franceze “L’Equipe”, Platini foli për një rikthim në nivelet më të larta të administratës së futbollit. Ai është përfolur edhe si kandidat për president i Federatës Franceze të Futbollit, me zgjedhjet që do të zhvillohen në vitin 2021.

“Gruaja ime më mësoi të mos kthehem më, pra të mos përjetoj dy herë të njëjtën marrëdhënie dashurie. Kështu që kjo derë është mbyllur për mua, veçanërisht në UEFA, – u shpreh Platini. – Zgjedhjet e fundit për presidencën e FIFA-s u zhvilluan në maj dhe zgjedhjet e ardhshme do të jenë pas katër vjetësh. Ata e rregulluan mirë punën në Zyrih”.

Një burim i afërt me UEFA-n tha se presidenti aktual  organizatës, Aleksander Ceferin, mund të mbështesë Platininë si një kandidat për presidencën e FIFA-s në vitin 2023.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...