Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

I preferuari i Ten Hag/ United nuk dorëzohet, në ndihmë mund t’i vijë… Interi

Manchester United dhe Barcelona arritën akordin mes tyre verën e kaluar mbi bazën e 85 milionë eurove në lidhje me Frenkie De Jong, por mesfushori refuzoi transferimin në “Old Trafford”. Erik ten Hag e vlerëson shumë 25-vjeçarin që prej kohës që punonin bashkë tek Ajaxi dhe drejtuesit e “Djajve të Kuq” nuk janë dorëzuar ende në lidhje me afrimin e tij.

Shtypi anglez shkruan se klubi anglez vazhdon të mbajë kontakte me agjentin e De Jong dhe në merkaton e dimrit do të nisë një tjetër ofensivë për të siguruar shërbimet e lojtarit holandez, i cili nuk po aktivizohet shumë nga tekniku Xavi në “Camp Nou”.

Fakti që ka humbur postin e titullarit dhe eliminimi nga Champions League (mjafton që Interi të fitojë në Milano përballë Viktoria Plzen) mund të shtyjnë De Jong t’i përgjigjet pozitivisht thirrjes së trajnerit Ten Hag nga Premier League.

Lojtari tulipan numëron vetëm 523 minuta aktivizim këtë sezon mes kampionatit dhe Europës, ndërkohë që ka shënuar një gol në La Liga. De Jong u transferua te Barcelona pët 86 milionë euro nga Ajaxi në verën e vitit 2019.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...