Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

I preferuari i Tuchel, Bayerni përgatit 100 mln € për sulmuesin

Bayern Munchen ka zgjedhur Kolo Muani si përforcimin e duhur për sulmin në lidhje me sezonin e ardhshëm. 24-vjeçari është pjesë e Eintracht Frankfurt, skuadër me të cilën këtë sezon numëron 19 gola dhe 14 asiste në 39 ndeshje të luajtura.

Francezi pëlqehet nga shumë klube, por kampionët e Gjermanisë ndodhen në avantazh krahasuar me të tjetër. Gjithsesi duhen shpenzuar jo pak për të siguruar shërbimet e lojtarit të kombëtares franceze.

Lexo edhe: 

Bild raporton se Eintracht kërkon 100 milionë euro për ta lënë të lirë. Thomas Tuchel i pëlqen shumë karakteristikat e Kolo Muani, i cili mund të luajë në çdo pozicion të repartit ofensiv.

Verën e vitit të kaluar u transferua nga Nantes tek Eintrachti si lojtar i lirë. Një vit më vonë, klubi gjerman do të mbushë arkat nga shitja e tij. Gjatë këtij sezoni në Bundesliga më shumë se Kolo Muani (12) kanë shënuar Fullkrug i Werder Bremen (15) dhe Grifo i Freiburgut (13).

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...