Futboll

I premtoi se do të provohej te skuadra e elitës, menaxheri braktis 14-vjeçarin 700 km larg shtëpisë

Një menaxher futbollistësh lë në mes të katër rrugëve një adoleshent me ëndrra të mëdha për futbollin. Ka ndodhur në Argjentinë dhe lajmi shumë shpejt ka bërë xhiron e botës. Siç raporton “Clarín”, një djalë 14-vjeçar u u “mashtrua” nga një agjent, i cili i kishte premtuar se do të kryente  një provë në një klub të Primeras, por e braktisi atë më shumë se 700 kilometra larg shtëpisë së tij.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën e kaluar, në Mar del Plata. I riu erdhi në këtë qytet nga Rosario, vendlindja e tij, për t’u provuar te Club Atlético Aldosivi (nuk ka asnjë përgjegjësi në këtë histori). Ai nuk udhëtoi vetëm: shoqërohej nga njeriu që e përfaqësonte, i cili presupozohej se do t’i jepte një mundësi. Kishte bindur edhe familjen e tij.

Fatkeqësisht për djalin, testi nuk u bë kurrë. Disa orë para mbërritjes, “menaxheri takoi një grua dhe vendosi të largohej me të, duke e lënë djalin 14-vjeçar të braktisur. Mbrëmjen e së njëjtës ditë, një oficer policie e pa djalin duke ecur i vetëm dhe i çorientuar në rrugët e Mar del Plata, kështu që ai u ndal për ta ndihmuar”, sqaron “Clarín”.

Djali u tha shpjegoi agjentëve të policisë se çfarë kishte ndodhur dhe se kishte qëndruar i vetëm për orë të tëra. Personi që kishte marrë përsipër provën në skuadrën e elitës së futbollit argjentinas, ishte zhdukur.

Policia kontaktoi me familjen e tij, që konfirmoi versionin se ai kishte udhëtuar nga Rosario për t’u provuar në Aldosivi. Për t’i vënë kapak sjelljes së tij skandaloze, menaxheri në fjalë u shfaq në Hogar Arenaza, vendi ku kaloi natën 14-vjeçari nën kujdesin e Shërbimet Sociale, me pretekstin se do ta kthente në Rosario… Ai donte ta merrte me vete. Kjo u përjashtua nga autoritetet dhe nga vetë adoleshenti, i cili theksoi se “nuk donte të kishte më kontakt me të”.

 

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency