Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

I prirur për t’u larguar, PSG pikas te City zëvendësuesin e Messit

Lionel Messi dhe Paris Saint-Germain duken të destinuar për t’u ndarë në fundin e sezonit aktual. Emri i argjentinasit lakohet gjithnjë e më tepër te Barcelona me katalanasit që ëndërrojnë rikthimin në shtëpi të “pleshtit”, edhe pse më parë duhet të stabilizojnë aspektin financiar.

Ndërkohë, tifozët në Paris janë kundër Messit dhe kjo është një shtysë më tepër për drejtuesit kryeqytetas që të mos këmbëngulin në një marrëveshje të re me 35-vjeçarin, madje të nisin nga puna për të gjetur zëvendësuesin e argjentinasit. I preferuari i parizienëve është Bernardo Silva me portugezin që duket i prirur për t’u larguar nga Manchester City edhe pse kontrata me the Citizens i skadon në vitin 2025.

Lexo edhe: 

Portugezi nuk është një emër i panjohur për drejtuesin e PSG, Luis Campos i cili edhe më herët ka besuar te Bernardo Silva teksa e mori tek Monaco, skuadër me të cilën portugezi fitoio titullin kampion në Francë. Tashmë, mbetet për t’u parë nëse dyshja do të ribashkohet teksa operacioni fiton kuota çdo ditë edhe më shumë me Messin që është me valixhe në duar dhe konsiderohet që tanimë një ish në Paris.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...