Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

I rikthehen problemet me shëndetin mendor, e ardhmja e sllovenit të Atalantës në dyshim

Nuk është një dëmtim, as infektimi i mundshëm me COVID-19, por një sëmundje shumë më e thellë dhe më e fshehur, e ngjashme me atë që e goditi pas valës së parë epidemike në pranverën e vitit 2020 dhe që e kishte mbajtur larg fushave për disa muaj. Sipas “Corriere della Sera”, kjo është arsyeja e mosgrumbullimit të Josip Ilicic për ndeshjen e kampionati kundër Interit.

Sllovenit i duhet të përballet sërish me ato vuajtje personale që e prekën mes verës dhe vjeshtës së vitit 2020, kur u largua nga ekipi për disa javë përpara se të kthehej në fushë në mes të tetorit.

Që atëherë, Josip Ilicic ka dhënë gjithmonë kontribut për Atalantën (edhe pse nuk është rikthyer kurrë për të shkëlqyer në nivelet e sezonit të ndërprerë nga bllokimi për shkak të pandemisë), duke shënuar gola të rëndësishëm edhe këtë vit, si ai ndaj Manchester United në Champions League ose kundër Empolit në Serinë A.

E ardhmja e tij, natyrisht, tani është e panjohur. Lojtari ka një kontratë që skadon në qershor 2023, por ajo që ka rëndësi, më shumë se çdo gjë tjetër, do të jetë mundësia për të rifituar qetësinë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...