Me Thomas Tuchel në stol ka rilindur edhe Marcos Alonso. Mbrojtësi spanjoll ishte jashtë projektit kur Chelsea drejtohej nga Lampard dhe numëronte ditët për t’u larguar ndërsa tani situata është përmbysur. 30-vjeçari ishte mes Juventus, Atletico Madrid dhe Interit por tani trajneri gjerman nuk e shikon larg skuadrës ndaj dhe e ardhmja e tij do të jetë në “Stamford Bridge”. Me Alonson që qëndron, duket se i destinuar për t’u larguar është mbrojtësi tjetër i majtë, Emerson i cili ka kontratë deri në 2022 dhe nuk pranon të rinovojë.
