Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

I rilinduri Alcacer, te Dortmundi me mesatare të frikshme shënimi!

Kalimi i kësaj vere i Paco Alcacer nga Barcelona në Bundesliga me ekipin e Borussias së Dortmundit konfirmoi skenarin e planifikuar prej tij për të qënë protagonsit, pas qëndrimit nën hijen e Lionel Messit dhe Luis Suarez, me sulmuesin 25-vjeçar që tek ekipi gjerman ka gjetur hapësirën dhe mbështetjen e duhur për të treguar se është një ndër lojtarët që shkruan historinë me mënyrën e tij origjinale. Numrat e tij tek klubi gjerman po rezultojnë në rritje me Dormtundin që po merr shpërblimin për besimin që tregoi tek lojtari spanjoll. Pas dy sezoneve jo shumë frytëdhënëse në Camp Nou, Alcacer po shfaq një tjetër frymë tashmë, shumë më i motivuar.

Në La Liga  numron 17 prezenca nga një total prej 50 të tillash me fanellën e blaugranave ku ka kontribuar me 15 gola dhe 8 asiste, shifra të konsiderueshme për një lojtar periferik të sfumuar nga prezenca e yjeve si Messi, Luis Suarez, Neymar dhe Philippe Coutinho, por tashmë duket se skena është e gjitha për të, me klubin gjerman që e ka kthyer në protagonist.”Sigurisht që shumë mund të mendojnë se kam humbur dy vite duke pritur me durim që të vinte momenti im, por mund të them se kam përfituar shumë tek Barcelona dhe tashmë po shpërblehem tek Dortmundi”, citohet ai nga mediat gjermane. Gjithsesi për Alcacer emrat e rëndësishëm nuk mungojnë edhe tek skuadra gjermane ku luan krahas Marco Reaus, Mario Goetze etj. Goli i tij ndaj Frankfurt në ndeshjen e  debutimit ishte një tregues pozitiv, sikundër kanë rezultuar dhe dy golat e tjerë të shënuar ndaj Leverkusen  apo tregolëshi ndaj Augsburgut si dhe goli ndaj Stuttgart që e çon në 7 numrit e shënimeve të tij në vetëm 127 minuta të luajtura dhe me shumë asiste të dhuruar.

E sigurtë është që skudra e Bundelsigës nën drejtimin e Lucien Favre i ka dhënë Alcacer mundësinë për t’u shndërtuar në një supersulmues në një hark kohor shumë të shkurtër. Sinkroni i kriruar mes tij dhe Marco Reus me të cilin ka një komunikim thujase telepatik iu jep të drejtën fansave gjermanë të Dortmundit të kenë objektiva  të mëdha në këtë sezon,siç është dhe  titulli i  Bundesligës që mungon tek skuadra e Dortmundit qe nga viti 2012. Aktualisht Borussia Dortmund  renditet e para në tabelën e klasifikimit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...