Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

I rilinduri Marcelo: Në këtë sezon duam të fitojmë gjithçka, jemi të kompletuar

Në një ndeshjen ndaj Celta Vigos ishte një nga më të mirët në fushë, meritë kjo edhe e trajnerit Zidane, pasi me francezin në stol, Marcelo ka rigjetur sërish veten duke rifituar edhe vendin e titullarit në formacionin e Los Blancos. Me një Marcelon në formë të tillë, blerja e re në krahun e majtë të mbrojtjes francezi Mendy do ta ketë shumë të vështirë të luajë rregullisht. Në një intervistë mbrojtësi brazilian ka folur për merkaton e Realit dhe për pritshmëritë që ka nga ky sezon. “ Nuk kemi nevojë për asnjë blerje tjetër, e kemi tashmë një skuadër shumë të mirë. Do të jetë e vështirë por jam i sigurtë se me përqëndrimin e duhur mund të fitojmë gjithçka. Kritikat gjatë sezonit të kaluar? Kam marrë shumë kritika gjatë këtyre viteve por jam mësuar të jetoj me to. Nëse gjërat shkojnë keq duhet vetëm  të punoj për t’u përmirësuar. Objektivat? Që nga momenti që kam mbrritur në Madrid ky klub më ka mësuar për të luftoj për të fituar gjithçka. Do të provojmë edhe në këtë sezon të triumfojë në La Liga, Kupën e Mbretit dhe Champions League”, me këto fjalë mbylli intervistën e tij Marcelo.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...