Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

I rrëmbeu titullin Muhammad Aliut në vitin 1978, ndahet nga jeta boksieri i famshëm

Bota e boksit në zi. U nda nga jeta në moshën 67-vjeçare Leon Spinks, i mbetur në histori si sfidanti që i rrëmbeu titullin e peshave të rënda legjendës Muhammad Ali në 1978. Ai po luftonte me sëmundjen e rëndë të kancerit prej disa kohësh, por nuk ia doli të jetonte më gjatë.

Karriera e tij në nivel amator ishte gjithashtu e jashtëzakonshme, teksa fitoi një medalje të artë në Lojërat Olimpike të Montrealit në vitin 1976 në kategorinë e peshave të rënda. Në karrierën e tij 18-vjeçare ai numëron 46 duele, me një rekord prej 26 fitoreve, 17 humbjeve dhe tri barazimeve.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta e dha bashkëshortja e tij, Brenda Glur Spinks, në një deklaratë për shtyp. Familja e tij njoftoi në dhjetor 2019 që ish-kampioni ishte shtruar në spital për trajtimin e kancerit të prostatës.

Një vit pas debutimit të tij në boksin profesionist, Spinks menjëherë pati një shansin për të dueluar kundër më të mirit të të gjitha kohërave. Në hotelin “Hilton”, në Las Vegas, në mbrëmjen e 15 shkurtit 1978, parashikimet anon nga Aliu 36-vjeçar, por boksieri nga Saint Louis mahniti të gjithë botën duke fituar me pikë në 15 raunde (144-141, 142-143, 145-140 ishin pikët e tre gjyqtarëve). Disa muaj më vonë, më 15 shtator, Ali mori hak duke fituar qartë në 15 raunde dhe për herë të fundit fitoi titullin botëror në peshat e rënda.

Boksi është në ADN-në e familjes Spinks. Vëllai i Leon, Michael, ishte një nga peshat e lehta më të forta në histori (e paharruar përballja e tij në vitin 1988 me Mike Tyson, kur u mposht me nokaut pas vetëm 91 sekondash). Hapat e Leon Spinks ndoqën edhe djemtë e tij Leon Calvin (përdori mbiemrin e nënës së tij dhe fitoi dy luftime profesionale përpara se të vritej në moshën 19 vjeç, kur po largohej nga një festë, në St. Louis) Cory dhe Darrel.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...