Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

I shënoi dy gola, Manchester United kërkon, Xherdan Shaqirin!

Të dielën me dy golat e tij në Anfield Road vetëm pak minuta pasi kishte hyrë në fushë, fundosi akoma më shumë Manchester United dhe i dha fitoren Liverpoolit të tij, që u ngjit sërish në krye të Premier League. Xherdan Shaqiri ishte padiskutim heroi i The Reds në derbin e Anglisë ndaj Manchester United. Vetëm dy ditë më pas kanë dalë zërat e parë të merkatos në lidhje me futbollistin shqiptar që luan për Zvicrën. Sipas mediave angleze drejtuesit e klubit nga Old Trafford duan në skuadrën e tyre Xherdan Shaqirin mundësisht që në merkaton e janarit. Edhe pse shanset që ish lojtari i Bayernit dhe Interit të largohet nga skuadra e Jurgen Klopp janë të vogla, Manchester United pritet ta joshë Shaqirin me një pagë gati dyfish krahasuar me atë që merr te Liverpooli dhe me një vend titullari të sigurt në formacion.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...