Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

I shënoi Japonisë, Lukaku golashënuesi më i mirë në histori për Belgjikën

Romelu Lukaku u shfaq sërish vendimtar për Belgjikën, që fitoi 1-0 ndaj Japonisë në miqësoren e zhvilluar në Bryzh. Sulmuesi i Manchester United shënoi me kokë golin e vetëm të takimit në minutën e 72-të, pas krosimit të shkurtër të Chadli. Për 24-vjecarin, ky ishte goli i 31-të me përfaqësuesen e Belgjikës, duke u shndërruar golashënuesi më i mirë në histori për “Djajtë e Kuq”. Në barazimin 3-3 me Meksikën, Lukaku arriti rekordin e Bernard Voorhoof, i cili ka mundur të realizojë 30 gola për Belgjikën për 12 vite, në periudhën 1928-1940. Në një moshë kaq të re, Lukaku jo vetëm që do ta përmirësojë rekordin e tij, por mund të arrijë një kuotë finalizimesh që mund të mbetet e pathyeshme për një kohë shumë të gjatë.

https://www.youtube.com/watch?v=xHNPT–Vrg4

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...