Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

I skadon kontrata me Milanin, Romagnoli pranë firmës me klubin e ri

Edhe Lazio ndjek me vëmendje tregun e futbollistëve me parametra zero, teksa këtë herë Igli Tare ka piketuar kapitenin e Milanit, Alessio Romagnoli. Qendërmbrojtësi po kalon javët e fundit me fanellën kuqezi, pasi i skadon kontrata në fund të sezonit dhe është duke shqyrtuar ofertat për të vendosur për të ardhmen.

Sipas mediave italiane, Lotito dhe tare kanë fiksuar për sot një takim me menaxherin e Romagnolit, për t’i ofruar një kontratë 5-vjeçare me pagë prej 3.3 milionë eurosh, në mënyrë që të joshin mbrojtësin të transferohen në kryeqytet.

Futbollisti merr rreth 6 milionë euro në sezon te Milani, por askush nuk ia ofron dot më këtë pagë, ndaj pritet të marrë në konsideratë propozimin e lacialëve, duke qenë se është edhe tifoz i bardhekaltërve.

I lindur dhe rritur te Roma, Romagnoli nuk e ka fshehur asnjëherë që është një tifoz i Lazios, ndaj në moshën 27-vjeçare, duket se do t’i bëhet ëndrra realitet për të luajtur me skuadrën e tij të zemrës.

Nga ana tjetër, Maurizio Sarri do të ketë më në fund një lojtar që e njeh mirë rreshtimin me katër në prapavijë, duke qenë se këtë sezon ka punuar me mbrojtës të mësuar me skemën me tre që përdorte Inzaghi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...