Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

I skadon kontrata në qershor, Real Madrid nuk bën asnjë hap për rinovimin me Benzema

Benzema & Ancelotti
Benzema & Ancelotti

Për momentin, Karim Benzema ende nuk e di se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, përderisa i skadon kontrata në qershor.

Real Madrid ende nuk ka ndërmarrë veprime për të rinovuar kontratën me francezin dhe në Spanjë bëjnë me dije se madrilenët janë të gatshëm për të vijuar bashkëpunimin me sulmuesin.

35-vjeçari nuk dha asnjë informacion pak ditë më parë në një intervistë të dhënë duke lënë në pikëpyetje të ardhmen e tij.

“Jam i fokusuar te puna këtu në Madrid dhe po shijoj çdo stërvitje dhe çdo ndeshje. Nuk mund të them asgjë për të ardhmen time. Ajo që mund t’ju them për momentin është se do ta shijoj në maksimum kohën time në Madrid. Thjesht po fokusohem te puna që të marrim maksimumin nga pjesa e dytë e sezonit, ndërsa të ardhmes nuk i dihet kurrë, e sidomos në futboll” – tha Benzema.

Sipas medieve spanjolle, Real Madrid do të presë deri në fundin e sezonit dhe më pas do të diskutojë së bashku me sulmuesin për të ardhmen.

Kjo për faktin se madrilenët kërkojnë kohë për të kuptuar nëse Benzema do të jetë i gatshëm për të vazhduar duke përfshirë këtu edhe problemet e tij fizike që e shqetësuan në fillimin e këtij edicioni.

Për momentin Benzema mbetet një temë shumë e rëndësishme në Madrid, ndërsa admiruesit e tij janë aty për të përfituar në çdo moment, pasi pavarësisht moshës, Benzema mbetet një prej sulmuesve më të mirë të momentit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...