Bundesliga

I skadon kontrata në verë, Sule merr vendimin final për të ardhmen

Pas David Alaba, një tjetër mbrojtës i spikatur braktis Bayern Munich me parametër zero. Niklas Sule, shtatlarti i kombëtares gjermane ka vendosur zyrtarisht të mos rinovojë kontratën që i skadon në 30 qershor të 2022 me kampionët e Gjermanisë.

Edhe pse presidenti i Bayernit kishte konfirmuar se klubi bavarez i kishte bërë një ofertë Sule dhe e kishte mbrojtësi në dorë për të pranuar ose jo, 26-vjeçari ka zgjedhur rrugën e ndarjes përfundimtare me Bayernin pasi nuk ka mbetur i kënaqur në aspektin financiar nga ajo çfarë i kanë ofruar drejtuesit e klubi bavarez.

Nga shkurti Sule do të jetë i lirë të zgjedhë klubin e tij të ri ku do të vazhdojë karrierën verën e ardhshme. Me kosto zero ai është një opsion i shkëlqyer qe ofron merkato për klubet më të mëdha të Europës.

Me siguri që Chelsea, Manchester United, Real Madrid e Barcelona do ta bëjnë një tentativë për shtatlartin e përfaqësueses së pancerave. Bayerni në verën e vitit 2017, shpenzoi 20 milionë euro për ta blerë lojtarin nga Hoffenheim.

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency