Basketboll

I vaksinuar, por infektohet me Koronavirus, “ylli” i NBA-së në karantinë 10-ditore

LeBron James, pozitiv me Covid-19, pavarësisht se është vaksinuar “për të mirën e ekipit” që në fillim të sezonit. “Ylli” i Lakers, në zbatim të protokollit të NBA-së tani do të duhet të qëndrojë jashtë për të paktën 10 ditë ose do të duhet që tamponët e kryer prej tij me 24 orë diferencë të tregojnë rezultatin negativ, që të mund të kthehet menjëherë mbi parket.

“Mbreti” James u konfirmua pozitiv në Sacramento, ku skuadra nga Kalifornia kishte udhëtuar për takimin e radhës. Ai fluturoi menjëherë drejt Los Angelosit për t’u futur në karantinë.

Frank Vogel, trajneri i Lakers, në lidhje me situatën e James, deklaroi: “Është humbje e madhe për ne. Na vjen keq, i dëshirojmë më të mirën.”

Më pas, në mbrëmje, pavarësisht mungesës së LeBron, Lakers fituan në fushën e “Kings” 117-92.

Fillimi i sezonit për LeBron James është për t’u harruar. 36-vjeçari, ndër më të mirët e NBA-së ka humbur 12 ndeshje sezonale, ndër të cilat 8 për shkak të një dëmtimi në bark, ndërsa në përballjen ndaj Detroit Pistons ka munguar për arsye pezullimi.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency