Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

I vendosën notën 3, Aguero mbron Messin dhe “lëshon gjuhën” ndaj prestigjiozes franceze

Lionel Messi duket se po vuan të përmbushë pritshmëritë me fanellën e PSG, ku përveç kampionatit, një paraqitje zhgënjyese u pa edhe në sfidën europiane ndaj Real Madrid. Ndër të tjera, ylli argjentinas humbi edhe një penallti teksa u hipnotizua nga Thibaut Cortois.

Në këtë formë, pas sfidës me madrilenët prestigjiozja franceze Le’Equipe u tregua shumë e ashpër në vlerësimin për 34-vjeçarin duke e konsideruar paraqitjen e tij në fushë të denjë për notën 3.

Një zhvlerësim i madh për “pleshtin”, i cili sigurisht nuk ka reaguar, megjithatë në krah të tij ka dalë Sergio Aguero. Ish-futbollisti i Manchester City dhe Barcelona nuk ka heshtur por ka shpërthyer ndaj të përditshmes franceze me fjalë të rënda.

“Mediat franceze e “masakruan” Messin, çfarë idotësh janë! Çfarë është kjo histori m… me penalltinë e humbur, ai krijoi epërsi numerike në fushë, ishte shumë aktiv dhe bëri një ndeshje shumë të mirë”, ishin fjalët e patriotit të Messit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...