Ndoshta nuk e prisnin, por Bayern Munich fitoi titullin e 11-të radhazi në ndeshjen e fundit të Bundesligas. Rivalët e Borussia Dortmund dështuan të fitonin ndaj Mainz duke barazuar me shifrat 2-2, teksa nga ana tjetër, bavarezët nuk falën në transfertë ndaj Koln duke fituar me rezultatin 1-2.
Në këtë formë, rekordmenët e Gjermanisë nisën festën e paplanifikuar. Ndërkohë, kamerave nuk i shpëtoi edhe një gjest i Joshua Kimich drejt tifozëve të tij. Ky i fundit u afrua para ultrasve dhe për më shumë se dy minuta qëndroi i vetëm përballë tyre duke duartrokitur.
Lexo edhe:
- Trajneri Sylvinho publikon listën për ndeshjet e qershorit, risi dhe rikthime nga braziliani
- VIDEO/ 11 tituj radhazi, Bayerni fiton më të bukurin! Dortmundi në lot
- Çudia te Bayerni, shkarkohen nga detyra Salihamidzic dhe Kahn, emërohet shefi i ri ekzekutiv
- VIDEO/ “Muri i Verdhë” e bën trajnerin e Dortmundit të shpërthejë në lot
Një veprim që më parë është ndërmarrë edhe nga Robert Lewandowskin që më pas u largua drejt Barcelonës. Mbetet për t’u parë nëse kjo e Kimich është një rastësi, pasi edhe ai së fundmi ka përfunduar nën shënjestrën e katalanasve dhe mund të ndjekë polakun në Camp Nou. Deri më tani, Kimich i ka mohuar zërat e merkatos, megjithatë veprimi i fundit lë shumë vend për dyshime.
