Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

I vetmi gjerman që shkëlqeu në Katar, Bayerni i përgatit një “dhuratë”

Jamal Musiala po bën shumë mirë me Bayern Munchen këtë sezon, teksa ishte ndër të vetmit lojtarë që shkëlqeu me kombëtaren gjermane në Botërorin e Katarit, aventurë që përfundoi keq me eliminimin në grupe.

19-vjeçari numëron 12 gola dhe 10 asiste deri në këtë fazë të sezonit me kampionët e Gjermanisë në të gjithë kompeticionet. Mesfushori ofensiv është kthyer në idhullin e tifozëve dhe drejtuesit kanë gati rinovimin me të.

U kemi thënë mamasë dhe agjentit të Jamalit se jemi shumë të kënaqur prej tij. Tani duam të ulemi në tavolinë me ta sapo të përfundojë Botërori dhe të flasim në lidhje me arritjen e një akordi të ri”, deklaroi Hasan Salihamidzic.

Drejtori sportiv bëri të qartë dëshirën e Bayernit për të zgjatur bashkëpunimin që përfundon në verën e vitit 2026. Lojtarin e pret një rritje e konsiderueshme page me marrëveshjen e re që pritet të firmosë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...