Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

I vlerësuar nga Allegri, tifozët dhe shokët e skuadrës! Di Maria pret kontratën e re si lider i Juventusit

Fundi i muajit prill do të jetë vendimtar në lidhje me të ardhmen e Angel Di Maria. Argjentinasi dhe Juventusi dëshirojnë të vijojnë bashkëpunimin të paktën edhe për sezonin e ardhshëm. Palët respektive janë takuar dhe kanë planfikuar gjithashtu disa takime të tjera për të gjetur gjuhën e përbashkët teksa dëshira për të qënrdruar e sulmuesit anësor, i lehtëson edhe më shumë negociatat.

35-vjeçari madje është i gatshëm të vijojë aventurën bardhezi edhe në rast se sezonin e ardhshëm torinezët mbeten jashtë Champions League. Vetë Di Maria aktualisht është i përqëndruar te suksesi me Juventus në Europa League, një kompeticion në të cilin “Il Fideo” po tërheq skuadrën drejt triumfit teksa në tre ndeshje europiane, ia ka dalë deri më tani të shënojë katër gola.

Lexo edhe:

  1. Tudor “shigjeton” Serinë A: Liga franceze më e fortë!
  2. Jo vetëm Ancelotti, Ronaldo sugjeron edhe një tjetër legjendë për Brazilin
  3. Pësoi shtatë gola, portieri i gëzohet fanellës së Messit: Nuk e heq as në gjumë!
  4. Goditje në merkato, Juventus pas yllit të Bayern Munich

Kështu, përtej problemeve fizike të fillim sezonit me shifrat që mund të ishin edhe më tërheqëse, drejtuesit e Juventusit nuk i diskutojnë kualitetet teknike të argjentinasit. Një plus është edhe vlerësimi i jashtëzakonshëm nga ana e trajnerit Massimiliano Allegri, tifozëve por edhe shokëve të skuadrës me Di Marian që është një shembull për këdo në qendrën sportive. Ndaj, pritet që rinovimi i kontratës të marrë shumë shpejt formë zyrtare.

Lajme të tjera

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...