Connect with us

Hi, what are you looking for?

Atletikë

I vodhën 11.7 milionë euro, Bolt: Nuk kam falimentuar, por kam tre fëmijë për të rritur

Pushimi nga puna i menaxheri dhe përgatitja e padisë ishin masat e para të ndërmarra nga Usain Bolt kur mësoi se e kishim mashtruar duke i grabitur miliona dollarë në llogarinë e tij bankare.  Ish-atleti xhamajkan pranon se është tronditur kur ka kuptuar se nga llogaria e tij i janë grabitur rreth 11.7 milionë euro.

“Nuk kam falimentuar, por pa dyshim që ka ndikuar shumë në financat e mia. Ishte e ardhmja ime. Të gjithë e dinë që kam tre fëmijë, se po kujdesem për prindërit e mi dhe dua të jetoj akoma mirë”, – tha Bolt gjatë një eventi publicitar.

Aktualisht, në moshën 36-vjeçare, mbajtësi i rekordeve botërore dhe olimpike në 100 dhe 200 metra ishte një nga viktimat e shumta të kompanisë financiare xhamajkane “Stocks and Securities Limited” (SSL), që u kishte shakktuar klientëve një dëm prej 3 miliardë eurosh.

“Nuk dua të them shumë për këtë, por jam po aq konfuz sa gjithë të tjerët. Është një situatë fatkeqe, sepse, si unë, ashtu edhe viktimat e tjera kemi punuar shumë për t’i fituar ato para”, ka përfunduar Bolt.

SSL nuk përmbushi afatin dhjetëditor të përcaktuar nga avokatët e Bolt për të zëvendësuar paratë dhe raportoi se tashmë ka nisur një hetim të brendshëm ndaj një ish-punonjësi si përgjegjës për mashtrimin.

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...