Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

I zhgënjyer nga sulmi i Juves, Allegri kërkon Depay-n

Juventus është futur në ethet e fundit të prag sezonit, por Allegri nuk është aspak i kënaqur me repartin e sulmit dhe pret përforcime.

Drejtuesit e klubit janë vendosur menjëherë në lëvizje dhe torinezët po punojnë fortë në pistën e holandezit Memphis Depay.

Sulmuesi duket se ka ndarë rrugët përfundimisht me Barcelonën, me këta të fundit që pak ditë më parë zyrtarizuan edhe goditjen e madhe të merkatos, Robert Lewandowski.

Katalanasit janë të hapur për të dëgjuar çdo ofertë në drejtim të Depay dhe kanë kërkuar 20 milionë euro për kartonin e holandezit.

Sa i përket “Zonjës së Vjetër”, drejtuesit janë të gatshëm të paguajnë një shumë të tillë dhe tani bisedimet me agjentin e lojtarit kanë avancuar. Në ditët në vijim pritet edhe oferta e parë zyrtare dhe pse Juventus fillimisht mendoi për një huazim të thjeshtë, por Barça ka bërë me dije se kërkon vetëm shitjen përfundimtare dhe pritet që në orët në vijim të vijë edhe oferta e parë zyrtare.

28-vjeçari u bashkua me Barcelonën sezonin e kaluar nga Lyon dhe zhvilloi 38 ndeshje dhe realizoi 13 gola, por ndryshimet në skuadër kanë zvogëluar horizontin e tij për një fanellë titullari, aq sa klubi i hoqi dhe numrin 9 për polakun Lewandowski.

Depay është gjithashtu i hapur për këtë transferim, pasi nuk kërkon të qëndrojë në stol, pasi synimi i tij është të luajë rregullisht dhe të jetë në formën optimale dhe gati edhe për Kupën e Botës, Katar 2022.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...