Kosovë

“Ia dola një ditë para”, Rrahmani: Sakrifikova, nuk isha në 100%-in tim

Amir Rrahmani pësoi një lëndim muskulor në duelin Milan-Napoli (1-2), çka i kushtoi aktivizimin në duelin e Kosovës përballë Irlandës së Veriut në Nations League. Gjithsesi, kapiteni u rikuperua dhe zbriti në “Fadil Vokrri” si titullar në suksesin 5-1 që dardanët arritën përballë Qipros të martën.

Qendërmbrojtësi u aktivizua 64 minuta, ndërkohë që tani është i fokusuar totalisht te Napoli, ekipi që kryeson Serie A bashkë me Atalantën. Djemtë e Spallettit presin Torino të shtunën në “Diego Maradona”, përballje të cilën Rrahmani nuk dëshiron ta humbasë.

Dëmtimi që pësova zakonisht të merr 10 ditë kohë për t’u rikuperuar, ndërsa unë ia dola tek e nënta. Sigurisht që nuk isha në gjendjen time fizike më të mirë, nuk luajta në 100%. Megjithatë, gjithçka shkoi mirë, edhe pse bëhej fjalë për një dëmtim të rëndësishëm”.

28-vjeçari nga Prishtina numëron 8 ndeshje të plota me Napolin mes kampionatit dhe Champions League, duke u konfirmuar si një nga pikat më të forta të skuadrës italiane në prapavijë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency