Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Ia paguajmë ne rrogën”, klubi i Serie A piketon Rey Manajn

Rey Manaj shënoi 5 gola në Serie A sezonin e fundit me Spezian. Klubi italian vendosi të mos e blinte sulmuesin shqiptar për 2.7 milionë euro. Lushnjari i kombëtares kuqezi, është rikthyer te Barcelona B, klub që zotëron kartonin e tij.

Ofertat nuk mungojnë, teksa një tjetër klub i Serie A po kërkon Manajn. Salernitana, që sezonin e fundit realizoi një fazë të dytë spektakolare duke siguruar qëndrimin në elitën e futbollit italian, po tenton Joao Pedron për sulmin.

Për lojtarin e kombëtares italiane interesohen edhe klube të tjera dhe drejtuesit e Salernitanës e kanë gati planin B. Ai është Manaj, i cili përfiton 600 mijë euro në sezon, pagë që drejtuesit e klubit nga Salerno nuk e kanë aspak problem ta paguajnë sipas Il Mattino.

Nëse nuk gjendet akordi me Cagliarin në lidhje me Joao Pedron, Salernitana do hidhet në sulm për të siguruar shërbimet e Rey Manajt. 25-vjeçari ka veshur 30 herë fanellën e Shqipërisë duke gjetur golin në gjashtë raste.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...