Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

“Ia premtova babait”, ylli i Realit: Klubi i jetës sime është një tjetër

Vinicius Junior ndihet shumë i lumtur te Reali i Madridit. Sulmuesi brazilian është përmirësuar vit pas viti, duke u kthyer në një nga lojtarët më të mirë të skuadrës së Carlo Ancelottit. Dhe jo vetëm.

Së shpejti pritet të zyrtarizohet akordi i rinovimit dhe firma mbi kontratën e re, që do e mbajë 23-vjeçarin në “Santiago Bernabeu” deri në vitin 2027.

Ndërkohë që edhe paga e tij sezonale do të rritet ndjeshëm. Në lidhje me të ardhmen, Vinicius Junior i premtoi besnikëri Realit. Por karrierën do e mbyllë në shtëpi.

Lexo edhe: 

Një ditë do të rikthehet në Brazil për të mbajtur fjalën që i ka dhënë babait të tij kohë më parë.

Unë e dua jetën që po bëj këtu. Dhe po shkon gjithçka mirë edhe për familjen time. Sigurisht që mund të qëndroj te Reali gjatë gjithë karrierës sime, por klubi i jetës është Flamengo.

I kam premtuar babait se një ditë do të kthehem atje. Duhet ta mbaj fjalën e dhënë”, u shpreh Vinicius, një ndër më të mirët në botë në rolin e tij.

Sulmuesi i majtë shpërtheu te kuqezinjtë e Flamengos, një nga skuadrat më të dashura në Brazil. Përpara se të transferohej te “Los Blancos” në verën e vitit 2018 për 45 mln euro.

Lajme të tjera

Serie A

Aventura e Walter Mazzarrit te Napoli mundtë quhet e përfunduar. Barazimi mes vuajtjesh ndaj Genoas në fundjavë ka bërë që De Laurentiis të humbë...

Kategoria Superiore

Kukësi ndryshoi për të katërtën herë trajnerin, kur deri më tani janë zhvilluar vetëm 24 javë.Verilindorët e nisën sezonin me Rraman Hallaçin, e vijuan...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...

Kategoria Superiore

Erbim Fagu do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Pas largoi Julian Ahmatajn, presidenti Refik Halili ka marrë vendimin për t’i besuar stolin...