Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Ia rrëmbeu Milanit, trajneri i PSG elozhe për mesfushorin: Është lojtar shpërthyes, i ndryshëm nga tjerët!

Renato Sanches, një objektiv i madh i Milanit në këtë verë, tashmë është zyrtarizuar te PSG dhe me siguri një nga personat më të lumtur për mbërritjen e 24-vjeçarit duhet të jetë tekniku i parisienëve, Christophe Galtier. Tekniku francez ka punuar me mesfushorin te Lille në sezonin 2020-2021, madje duke fituar edhe titullin kampion të Ligue 1. Tashmë, Galtier bashkohet me të besuarin e tij në mesfushë teksa shprehet se Sanches është një lojtar shpërthyes dhe i ndryshëm nga të tjerët.

“Renato Sanches është një lojtar me cilësi që të tjerët nuk i kanë, sidomos nëse e krahasojmë me Verratin dhe Vitinhan. Është një lojtar shpërthyes dhe që në fushë bën diferencën falë vrapimeve të tij mes linjave të kundërshtarëve.

Gjithashtu, prania e Sanchez në fushë do të ketë një impakt të madh edhe në aspektin difensiv. Në këtë moment është pak me vonesë sa i takon përgatitjes fizike duke qenë se te Lille nuk është angazhuar shumë pasi priste të ndryshonte skuadër dhe ishte në merkato”, u shpreh Galtier.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...