Connect with us

Hi, what are you looking for?

Atletikë

IAAF s’bën prapaktheu, mbetet në fuqi pezullimi i atletikës ruse

Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) ka konfirmuar pezullimin e atletikës ruse nga të gjitha eventet ndërkombëtare deri në vitin 2019. Ndonëse pritej përfundimi i pezullimit, bordi drejtues i IAAF, i mbledhur në Montecarlo ka lënë në fuqi pezullimin pa afat të atletikës ruse, për shkak të skandalit të dopingut.

WADA, pak muaj më parë, vendosi të rihapë laboratorin e saj në Moskë, pas një marrëveshjeje të arritur më Rusadan (anti-dopingun rus) dhe u mendua se të njëjtin veprim do të ndërmerrte edhe atletika. Por drejtuesit e IAAF vendosën të mos bëjnë prapakthehu, të paktën për momentin, duke lënë në fuqi pezullimin.

IAAF ka bërë me dije se sportistët rusë mund të vazhdojnë të garojnë në eventet ndërkombëtare si neutralë, për sa kohë që të bindet se janë krijuar kushtet që ata të garojnë nën flamurin e vendit të tyre. “Ne besojmë se shumë shpejt ata do të plotësojnë kriteret e vendosura nga ne. Disa hapa përpara janë bërë, por duhet që Rusada të japë akses të plotë të kontrollit antidoping ndaj sportistëve rusë”, thanë drejtuesit e IAAF.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...