Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Ibra dorëzohet? Milan i përgatit kostumin për rolin e ri në klubin kuqezi

Pas ndërhyrjes kirurgjikale në gju, Zlatan Ibrahimovic vijon të mos ketë një datë konkrete për rikthimin në fushë. Në fakt, pritej që janari të ishte muaji i duhur për sulmuesin megjithatë duket e vështirë dhe nga krahu tjetër, koha ecën kundër 41-vjeçarit. Aq sa edhe tek një si Ibra nisin të duken shenjat e para të dorëzimit duke qenë se në Itali gjithnjë e më shumë këmbëngulin se suedezi pritet të njoftojë fundin e karrierës.

Një karrierë tejet e pasur dhe e mbushur me episode që do të mbahet mend gjatë. Ndërkohë, te Milan kërkojnë të respektojnë një figurë si Zlatan që klubit kuqezi i ka dhuruar shumë. Kështu, me të “varur këpucët në gozhdë”, drejtuesit e Milanit po mendojnë t’i ofrojnë Ibrës rolin e ambasadorit të klubit.

Një post honorifik që lartëson figurën e Ibrahimovic, ndërsa do t’i mundësonte lojtarit qëndrimin pranë Milanit që është klubi i zemrës për 41-vjeçarin. Gjithsesi, këto janë planet e të adhmes së afërt me Zlatan që do të provojë një sforco të fundit, të paktën për t’u përshëndetur nga afër me tifozerinë e San Siros.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...