Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ibra e ekzagjeron, i bën vetes dhuratë një pyll 1 mijë hektarë

Jo vetëm futboll. Pasionet e Zlatan Ibrahimoviçit janë të shumta dhe të larmishme. Ndërsa negociatat janë duke u zhvilluar për ta sjellë atë në skenën e Ariston, si mysafiri “VIP” i Sanremos, kampioni i Milanit i ka lejuar vetes një luks të ri: blerjen e një pylli prej 3 milionë eurosh në Suedi.

Toka është e vendosur në Åre, në kufi me Norvegjinë, dhe shtrihet mbi një mijë hektarë. Të mendosh që qendra sportive “Milanello” shtrihet mbi gjashtëmbëdhjetë hektarë. Këtu Zlatani do të jetë në gjendje të peshkojë, të gjuajë dhe dëfrehet me motor dëbore, tri nga hobet e tij të preferuara.

Një vend magjik ku ai mund të relaksohet, pa marrë parasysh angazhimet me Milanin, së bashku me bashkëshorten e tij, Helena, dhe fëmijët Maximilian dhe Vincent, të cilët qëndruan në Stokholm pas nënshkrimit të sulmuesit me klubin kuqezi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...