Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ibra e Kjaer sërish stërvitje të diferencuar, të premten prova vendimtare

Pas barazimit ndaj Genoas, në shtëpinë e Milanit tashmë është koha të mendojnë për Sassuolon, kundërshtaren e radhës, të dielën, në “Mapei Stadium”. Pioli do ta mësojë vetëm të premten nëse Ibrahimovic dhe Kjaer do të jenë në gjendje të japin kontribut në këtë përballje të kuqezinjve.

Ndërkohë, të dy lojtarët kanë bërë ushtrime të personalizuara në seancën e fundit stërvitore. Mbetet për të vlerësuar gjendja e Theo Hernandezit, që ndaj Genoas pati një shqetësim muskulor. Sigurisht që mungojnë Bennacer dhe Gabbia.

Milani para Krishtlindjes do të ketë dy sfida kundër Sassuolos dhe Lazios e ndajnë Milanin. Ndeshja kundër Genoas tregoi se ekipi në momente të caktuara vuan lodhjen dhe ka nevojë për riaftësimin e disa elementëve.

Sidomos të Ibrahimovicit dhe Kjaerit të cilët, pritet të kthehen të dielën në Reggio Emilia. Mbetet për t’u kuptuar nëse do të jenë të gatshëm nga fillimi apo për një pjesë loje.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...