Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Ibra edhe një vit në Serinë A, prioritet mbetet “Djalli”

Pezullimi i përkohshëm i aktiviteve sportive për shkak të pandemisë së Koronavirusit duket se i ka dhënë kohën e mjaftueshme Zlatan Ibrahimovicit për të përfunduar lojën me petalet e luledeles: të luaj edhe një vit apo të tërhiqem? Të qëndroj në Milano apo të provoj një aventurë të re?

Dilema e parë duket se ka marrë zgjidhje. Sipas “Gazzetta dello Sport”, gjiganti suedez ka dëshirë të luajë edhe një vit tjetër, para se të varë këpucët në gozhdë, sepse stimujt nuk i mungojnë dhe nuk dëshiron t’i japë fund karrierës me një kampionat të pasigurt si ky.

Prioritet i Ibras është klubi kuqezi. Ai ka nënshkruar kontratë 6-mujore me mundësinë e rinovimit  edhe për një vit tjetër dhe së shpejti do të nisë bisedimet me Gadzidis, që ka një strategji të tijën, ndryshe nga klubi (kërkon futbollistë të rinj të talentuar me paga relativisht të ulëta). Fakti që një nga dy “sponsorët” e tij te Milani, Boban, është larguar tashmë dhe Maldini mund ta ndjekë në verë mund ta detyrojë  Zlatanin të kërkojë një skuadër të re, po në Serinë A.

Cilat janë opsionet në rast divorci me kuqeznjtë? Më i mundshëm është Bologna, që e këkoi edhe në janar (do të zhfrytëzonte lidhjen e ngushtë të Ibras me Sinisa Mihajlovicin). Skenarët e tjerë janë, për momentin, të paparashikueshëm , por duke para dashurinë e tij për Milanon, Ibra do të vlerësonte edhe një kthim të mundshëm tek Interi, për të luajtur si zëvendësues i Lukakut. Por kujdes edhe Napolin, pasi De Laurentiis e vlerëson shumë suedezin.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...