Futboll

Ibra “i zgjat mikrofonin” Lukakut: Asgjë personale, e mirëpres në Sanremo

Dëmtimi muskulor do ta mbajë larg fushave të futbollit për disa javë, por Zlatan Ibrahimovic ka udhëtuar drejt Sanremos, për të marrë pjesë në festivalin tradicional të këngës, ku do të jetë i ftuar fiks në të gjitha netët.

Ditën e sotme 39-vjeçari ka dhënë një intervistë për mediat italiane, ku ka folur edhe për zënkën me Romelu Lukakun në ndeshjen ndaj Interit dhe ka pranuar se nuk e ka aspak problem t’i japë dorën në Sanremo.

“Nuk kam asnjë problem personal me Lukakun. Ato që ndodhin në fushë, mbeten aty, ndaj nëse dëshiron është i mirëpritur në Sanremo. Është një eksperiencë e re për mua dhe nuk e di çfarë më pret, megjithatë jam i sigurt që do të argëtohemi shumë. Sigurisht që më mirë do të ishte të luaja futboll dhe të shënoja gola”, u shpreh suedezi.

Prezantuesit e Sanremos, Amadeus e Fiorello janë tifozë të deklaruar të Interit, ndërsa Ibra zbulon edhe një prapaskenë interesante me të dy, teksa shprehet i bindur që festivali këtë vit do të thyejë rekordet e audiencës.

“Fiorello e Amadeus janë tifozë të Interit dhe për 6 muaj nuk më telefononin fare, ndërsa tani më kujtojnë çdo ditë që janë në vendin e parë. Me ta jam në duar të sigurta në skenë dhe e di që më kanë thirrur për të thyer rekordet e audiencës”, deklaroi Ibra.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency