Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ibra ka vendosur të mbetet “djall”, shifrat e rinovimit  

Rritja me 1700% te shitjeve të fanellave të reja të Milanit është tregues i qartë i besimit absolut që kanë tifozët te skuadra, që është kthyer më fituese se kurrë. Meritë veçanërisht e Zlatan Ibrahimovicit, që nga janari u ka ndryshuar “fytyrën” kuqezinjve.

Kjo është arsyeja pse Maldini dhe Massara po presin me padurim arritjen e marrëveshjes së rinovimit të kontratës së gjigantin suedez. Orët e ardhshme do të jenë vendimtare, edhe pse për “Gazzetta dello Sport”, zgjedhja është bërë: Ibra ka vendosur të qëndrojë në Milano.

Palët duhet të ulen në tryezë dhe thjesht të hedhin firmat. Sipas marrëveshjes, 38-vjeçari duhet të përfitojë 5 milionë euro në sezon, plus bonuset, që lidhen me numrin e golave që do të shënojë, të paraqitjeve dhe rezultatet (rendimenti në Europa League dhe arritje në Champions). Vetëm nëse plotësohen disa kritere, mund të arrijë 6 milionë euro në sezon.

Kontaktet mes përfaqësuesit të tij dhe drejtorit sportiv Maldini janë të vazhdueshme e nga momenti në moment pritet zyrtarizimi.

Këtë të shtunë do të luhet ndeshja e fundit e sezonit, më pas Ibra do të marrë pushimet, duke ia besuar Raiolas firmën, por e ardhmja e tij si kuqezi mund të jetë më gjatë se një sezon. Ekziston mundësia që suedezi të firmosë për dy vjet, me opsionin për të vijuar në rolin e drejtuesit në sezonin e dytë. Për momentin, Ibra ka shumë dëshirë për të dhënë kontribut në fushën e blertë dhe këtë e tregoi fillimisht në fushë e më pas me deklaratën e tij në “Marassi”: “Ja si Benjamin Button”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...