Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Ibra-Lukaku, miqtë rivalë, simbolet e derbit të Milanos

Prania e tyre në qendër të sulmit të ofron një ndjenjë sigurie. Është sikur të kesh një superhero, të madh, të fuqishëm, të gatshëm për t’ju mbrojtur nga reagimet e mbrojtësve të këqij. Sot, megjithatë, Romelu Lukaku dhe Zlatan Ibrahimovic do të përballen me njëri-tjetrin. Simbolet e Interit dhe Milanit, në derbin e Madonninas.

Janë 12 gola të shënuar në pjesën e parë të sezonit nga qendërsulmuesi belg, i cili në vitin e tij të parë në Serinë A i largoi kritikat që i bëheshin pas vitit të fundit negativ në Manchester United. E njëjta gjë për suedezin, i cili mbërriti në janar të një viti më parë për të ringjallur Milanin. Monumental, pavarësisht nga mosha e tij e madhe. Tonazhe të ngjashme, rrugë të ndryshme. Dhe një e kaluar e përbashkët që, jo shumë kohë më parë, i pa ata të ndanin të njëjtën dhomë zhveshjeje: atë të Manchester United.

Lukaku dhe Ibrahimovic kanë veshur fanellën e kuqe për vetëm gjysmë sezoni, nga vera e vitit 2017 deri në janar 2018. Pastaj, Ibra u nis për në Los Angelos. Por marrëdhënia mes të dyve lindi pothuajse menjëherë, me gjithë konkurrencën e pashmangshme në fushë dhe faktin se ardhja e belgut nga Evertoni, në fakt, i mbylli dyert suedezit, i dëmtuar rëndë në gju disa muaj më parë.

“Ibrahimovic ishte gjithmonë në garë, dëshironte të luftonte për vendin e tij, edhe në stërvitje. Kjo është diçka që më ndryshoi. Luftonte fort për të marrë atë që mori. Dhe nga kjo unë mësova të përqendrohesha, të punoja shumë, duke u dëfryer”.

Pra, disa vite më parë, Lukaku foli me faqen zyrtare të United. Fjalë të vërteta, të sinqerta. Dhe edhe pse në pjesën e parë të 2017/18 të dy luajtën së bashku për vetëm 5 segmente loje në Premier League, plus një tjetër në Champions League.

Pas mbërritjes së tij në Mançester, siç u zbulua disa kohë më parë nga Ibrahimovici, suedezi mori një telefonatë nga partneri i tij i ri. Lukaku i kërkonte leje që të merrte numrin 9. Leja u dha.

“Lukaku me telefonoi dhe më tha: “Vëlla, a mund të kem fanellën me numrin 9?”. Dhe unë i thashë: nuk dua të ta bëj jetën të vështirë, thjesht dua që të ndihesh e lumtur. Është jotja, unë do të marr numrin 10”.

Një episod tjetër, në tetor 2019, të cilin qendërsulmuesi i Milanit e zbuloi për “Gazzetta dello Sport”.

“Te United vumë një bast: i thashë se do t’i jepja 50 paund për çdo top të kontrolluar si duhet. Dhe ai më tha: “po nëse i stopoj të gjithë, çfarë do të më japësh?” Asgjë, i thashë, thjesht po të bëj një lojtar më të mirë. Ai nuk pranoi, ndoshta kishte frikë se mos humbte …”.

Me pak fjalë, miq dhe rivalë. Lukaku dhe Ibrahimovic e vlerësojnë njëri-tjetrin. Sonte, siç ka ndodhur disa herë midis sezonit të kaluar dhe atij aktual, do të jenë në anën e kundërt të “San Siros”: njëri në zonën e Milanit, tjetri në atë të Interit. Sepse derbi është i tillë: nuk mund të shihen me njëri-tjetrin. As kësaj here nuk do të ketë përjashtim.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...