Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ibra-Materazzi, replika gjigantësh: Prita 4 vite për ta bërë për spital…

Një nga pjesët më interesante të intervistës së dhënë nga Zlatan Ibrahimovic për revistën GQ është ajo ku flet për një ndërhyrje të rëndë ndaj Marco Materazzit, të cilën suedezi e pranon se e kishte bërë me qëllim.

“Në një derbi të Italisë, Juventus-Inter të vitit 2006 (Zlatan atëherë ishte pjesë e bardhezinjve), m’u desh të dilja nga fusha pas një ndërhyrjeje vrasëse të Materazzit. Pasi kalova te Milani, gjatë derbit, në pjesën e dytë, e godita Materazzin me një lëvizje taekwondoje. E dërgova në spital. Stankovic m’u afrua dhe më pyeti përse e bëra. Dhe unë iu përgjigja: kam pritur katër vite për këtë moment, ja pse.”

E sigurisht, pas kësaj deklarate të Ibras, nuk mund të mungonte replika e ish-mbrojtësit zikaltër, i njohur me nofkën Matrix. Ai ka postuar në Instagram një foto të festës së Championsit të 22 majit 2010, shoqëruar me mesazhin:

“Veni… Vidi…. Vici (Erdha… Pashë.. Fitova)!!! Gjithmonë e sidoqoftë FALEMINDERIT Ibrahimovic! Pa ty, nuk do ta kishim fituar kurrë.”

Në fakt, është një mesazh shpotitës, pasi Interi e fitoi Championsin pikërish vitin që u largua gjiganti suedez, me Samuel Eto’o që luajti një rol kyç në formacionin që në atë kohë drejtohej nga Jose Mourinho.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...