Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ibra merr në mbrojtje Mourinhon dhe tregon një histori nga koha e Interit

Zlatan Ibrahimoviç ka marrë në mbrojtje Jose Mourinhon, duke replikuar me ish futbollistët e Manchester Unitedit, të cilët nuk e kanë kursyer portugezin me kritikat e tyre nëpër studio televizive.

“Nuk janë më në klub dhe nuk mund të ndalen e të kritikojnë gjithë kohën. Le të provojnë të punojnë për të mirën e skuadrës, nëse duan. Nuk më pëlqen rrethi i ish-lojtarëve të Fergusonit, sepse filluan të flasin pasi trajneri i tyre u largua, jo më parë. Tani ata flasin në TV, por unë nuk e di nëse ata kanë marrë autorizimin e Ferguson”, tha Ibra.

Më pas gjiganti suedez tregoi edhe një detaj tjetër me Jose Mourinhon, kur të dy ishin pjesë e Interit dhe portugezi ia kishte dalë të “prekë në sedër” Ibrahimoviçin, gjatë pushimit mes dy pjesëve.

“Te Interi kam pasur një rast kur gjatë një ndeshjeje kishim bërë një pjesë të parë shumë të keqe dhe ai më ka kritikuar në pushim të ndeshjes, para të gjithë skuadrës. Duhet të shkoja të merrja çmimin e lojtarit më të mirë në Itali dhe ai më sulmoi me fjalët: ‘Kur të shkosh të marrësh atë çmim, duhet të të vijë turp për mënyrën sesi po luan tani. Nuk e meriton’. Është e vërtetë që ai të sulmon shpesh, por varet se si i interpreton fjalët që të thotë. Unë reagova menjëherë dhe i thashë se po dal në fushë, për të treguar se mund të bëj më shumë dhe më mirë”, tha suedezi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...