Zlatan Ibrahimovic ka folur për periudhën e tij te Milan dhe emocionet që përjeton në “San Siro”.
Në një intervistë të dhënë për mediet italiane suedezi ka zbuluar një detaj të veçant që e shoqëron në çdo ndeshje në shtëpi.
“Çfarë efekti ka San Siro? Një efekt i madh. Pak a shumë 8-9 vjet në këtë fushë, kam pasur fatin të fitoj trofe të rëndësishëm, me shokë të mirë të skuadrës dhe trajnerë të mëdhenj. Çdo gol është një moment më vete, çdo kur topi shkon në portë ka diçka që përshkon trupin tuaj dhe ju dëshironi ta ndani atë me tifozët. Unë gjithmonë përqendrohem te dikush që shoh në tribunë, ndoshta një djalë apo një vajzë, i zgjedh ata dhe përjetoj festën e tyre “-tha Zlatan.
